Polonia miraton projektligjin për përdorimin e armëve në kufi me Bjellorusinë

26 Korrik 2024 | 21:23

Ligjvënësit polakë kanë votuar të premten për miratimin e një projektligji që ua bën më të lehtë forcave të sigurisë që të përdorin armë në kufirin Poloni-Bjellorusi.

Publiku e ka mbështetur këtë projektligj, mirëpo kritikët kanë thënë se është në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Polonia është përballur me rritje të numrit të migrantëve qysh prej vitit 2021.

Si Varshava, ashtu edhe Bashkimi Evropian, vlerësojnë se Bjellorusia dhe Rusia janë duke orkestruar krizën, duke nxitur migrantët prej Lindjes së Mesme dhe Afrikës, që të nisen në kufi me Poloninë.

Situata është bërë tragjike në qershor, kur një ushtar polak është therur me thikë dhe ka vdekur në zonën me gjemba.

Projektligji i ri do t’iu mundësojnë forcave të sigurisë që të përdorin forcën, përfshirë armët e zjarrit në kufi, në rastet e situatave emergjente./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026