Blinken takohet me kryediplomatin e Kinës pavarësisht rivalitetit mes dy vendeve
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe homologu i tij kinez Wang Yi janë takuar këtë të shtunë në në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm në Laos.
Diplomatët më të lartë nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara filluan bisedimet në Laos të shtunën, ndërsa dy fuqitë globale përpiqen të ruajnë linjat e komunikimit, pavarësisht nga rivaliteti i tyre i thelluar dhe tensionet rajonale në Azi.
Tensionet mes SHBA-së dhe Kinës kanë vazhduar muajt e fundit, edhe pse administrata e Presidentit Joe Biden ka kërkuar të stabilizojë marrëdhëniet e vështira midis dy rivalëve globalë.
Pushtimi rus i Ukrainës, si dhe lëvizjet gjithnjë e më këmbëngulëse të Kinës në Detin e Kinës Jugore dhe kërcënimet ndaj Tajvanit, vitet e fundit kanë acaruar marrëdhëniet Uashington-Pekin.
SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian në muajt e fundit kanë akuzuar Kinën për forcimin e sektorit të mbrojtjes së Rusisë me eksportin e mallrave me përdorim të dyfishtë dhe sanksionuan dhjetëra kompani në Hong Kong dhe Kinën kontinentale për shmangien e masave të gjera të vendosura ndaj Rusisë.
Pekini ka mohuar furnizimin me armatim dhe pohon se mban kontrolle të rrepta për mallra të tilla.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet