SHBA i vlerëson si “produktive” diskutimet e Blinkenit me homologun kinez

28 Korrik 2024 | 09:11

Shtetet e Bashkuara i kanë cilësuar si “të hapura dhe produktive” diskutimet midis ministrit të Jashtëm të Kinës me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Dy kryediplomatët u takuan më 27 korrik në Laos, pasi SHBA-ja ngriti shqetësimet mbi “veprimet provokuese” të Pekinit sa i përket Tajvanit.

Blinken dhe homologu i tij Wang Yi “zhvilluan diskutime të hapura dhe produktive për çështje kyçe dypalëshe, rajonale dhe botërore”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, përmes një deklarate.

Takimi, që u zhvillua në margjinat e takimit të ministrave të Jashtëm të Asociacionit të Shteteve të Azisë Juglinore (ASEAN), zgjati një orë e 20 minuta, tha një zyrtar i lartë i DASH-it.

Ky zyrtar tha se Blinken ka ngritur “shqetësimet amerikane lidhur me veprimet provokuese që Kina ka ndërmarrë së fundi, përfshirë një bllokadë që ndodhi rreth kohës së inaugurimit” të presidentit të Tajvanit, Lai Ching-te.

“Ata zhvilluan një bisedë të gjatë për Tajvanin”, tha zyrtari, shkruan REL.

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe është zotuar se një ditë do ta marrë nën kontroll ishullin demokratik, qoftë edhe me forcë.

Pas inaugurimit të Lait në maj, Kina rrethoi Tajvanin me luftanije dhe avionë luftarakë gjatë stërvitjeve ushtarake që zhvilloi.

Blinken po ashtu në takim ka ngritur çështjen e të drejtave të njeriut në Tajvan, Tiber dhe Hong Kong, tha zyrtari, si dhe mbështetjen e Kinës për Rusinë për vazhdimin e luftës kundër Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026