Kakavijë| Fundjava rrit fluksin në kufirin me Greqinë, lëvizin 15 mijë persona

28 Korrik 2024 | 11:38

Fundjava ka rritur ndjeshëm fluksin e lëvizjes në të dyja anët e kufirit në doganën e Kakavijës.

Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, gjatë ditës së shtunë dhe të diel nëpërmjet kësaj dogane kanë hyrë në vendin tonë si dhe kanë udhëtuar në drejtim të Greqisë rreth 15 mijë persona.

Gjatë 24 orëve të fundit shërbimet e SPK Kakavijë kanë përpunuar 7208 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët  4309 në hyrje dhe  2899  në dalje, si dhe  2172  mjete në hyrje – dalje, nga të cilat  1278 në hyrje dhe  894 në dalje.

Pjesa më e madhe janë bashkëatdhetarët tanë që kthehen nga Greqia për pushime në vendlindje.

Falë masave të marra nga Policia Kufitare në Kakavijë si dhe nga pala greke në sportelet e dokumentave, nuk janë regjistruar radhë pritje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026