FIA skualifikon Russell, Hamilton fitues në Spa

28 Korrik 2024 | 19:29

George Russell skualifikohet nga Çmimi i Madh i Belgjikës pasi makina Mercedes rezultoi më e lehtë në peshimin në përfundim të garës.

Lewis Hamilton është fituesi i ri i Çmimit të Madh të Belgjikës pas skualifikimit të George Russell.

Kjo është fitorja e 105’të në karrierën e 7 herë Kampionit të Botës. Në raportin e Delegatit Teknik thuhet se: nga makina që në fillim të garës peshonte 798kg, janë hequr 2.8 litra karburant. Në këto kushte Mercedes ka thyer artikullin “TR Article 6.5.2”. E peshuar në përfundim të garës, makina rezultoi 796.5 kg në prani edhe të drejtuesve të skuadrës gjermane.

Rezultati1.5 kg poshtë peshës minimale që thyen artikullin “TR Article 4.1” u rferua tek steward’ët e garës. Për rrjedhojë ata vendosën skualifikimin e Rusell dhe shpalljen e Lewis Hamilton, fitues të “Belgian Grand Prix”.

Oscar Piastri ngjitet në vendin e 2 dhe Charles Leclerc plotëson podiumin. Ndërsa në zonën e pikëve u fut edhe Daniel Ricciardo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024