Erdogan: Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët

29 Korrik 2024 | 08:26

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia mund të hyjë në Izrael, siç ka bërë në të kaluarën në Libi dhe Nagorno-Karabak, ndonëse nuk ka treguar se për çfarë intervenimi e ka pasur fjalën.

Erdogan, kritik i ashpër i ofensivës së Izraelit në Gazë, ka folur për luftën përgjatë një fjalimi në të cilin ka lavdëruar industrinë e mbrojtjes së Turqisë.

“Ne duhet të jemi shumë të fuqishëm, në mënyrë që Izraeli të mos i bëjë këto gjëra pamend në Palestinë. Sikurse kemi hyrë në Karabak, sikurse kemi hyrë në Libi, ne mund të veprojmë ngjashëm ndaj atyre”, ka thënë Erdogan para anëtarëve të partisë së tij.

“Nuk ekziston asnjë arsye pse të mos e bëjmë këtë… ne duhet të jemi të fuqishëm që të mund t’i marrim këta hapa”, ka thënë Erdogan përmes një adresimi televiziv.

Përfaqësues të partisë së tij nuk u janë përgjigjur thirrjeve për më shumë hollësi.

As Izraeli nuk i ka komentuar deklaratat e liderit turk.

Erdogan duket se ka përmendur veprimet e Turqisë në të kaluarën.

Më 2020, Turqia ka dërguar personel ushtarak në Libi, për të mbështetur Qeverinë e njohur prej Kombeve të Bashkuar atje.

Kryeministri i Libisë, Abdulhamid al-Dbeibah, i cili udhëheq Qeverinë e Unitetit Kombëtar në Tripoli, gëzon përkrahjen e Turqisë.

Turqia e ka mohuar ndonjë rol direkt në operacionin ushtarak të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak, mirëpo ka thënë vitin e kaluar se është duke shfrytëzuar “të gjitha mjetet”, përfshirë trajnimet ushtarake dhe modernizimin, për të mbështetur aleatin e ngushtë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026