Çmimet Bafta 2020: Yjet kritikojnë mungesën e diversitetit tek të nominuarit

3 Shkurt 2020 | 18:03

Aktorët e ngjitur në skenën e festivalit britanik të filmit, Bafta, kanë kritikuar mungesën e diversitetit tek kandidatët e çmimeve Bafta, teksa kanë pranuar çmimet e tyre.

“Mendoj se i dërgojmë një mesazh shumë të qartë njerëzve me ngjyre se nuk janë të mirëpritur këtu,” tha Joaquin Phoenix, i cili pranoi çmimin si aktori më i mirë për rolin e tij në “Joker”.

[instagram_feed=B8GdDVtoSrZ]

“Mendoj se duhet të punojmë shumë që të kuptojmë në të vërtetë racizmin sistematik”, tha Phoenix duke shtuar: “Mendoj se është përgjegjësia e atyre që e kanë ndërtuar këtë sistem, që ta zhbëjnë atë, kështu që na takon ne ta bëjmë këtë gjë.”

18 kandidatët ishin të gjithë të bardhë, ndërsa pesë kandidatët për regjisor qenë meshkuj.  

Princi William, i cili është presidenti i Akademisë Britanike të Filmit dhe Arteve të Televizionit, tha se akademia do të rishikojë “procesin e dhënies së çmimeve” për të siguruar që të gjithë kanë mundësi të barabarta.

Hashtagu #BAFTASSoWhite ishte ndër më të përmendurit në Mbretërinë e Bashkuar mbrëmjen e së dielës.

Ndërsa pritet që tema e diversitetit do të diskutohet edhe gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve Oscar javën që vjen, ku nga 19 kandidatët, vetëm një është person me ngjyrë.

Filmi 1917 ndër fituesit e mëdhenj

Filmi i Luftës së Parë Botërore nga Sam Mendes rrëmbeu 7 çmime Bafta të dielën, duke përfshirë “Filmi më i Mirë” si dhe “Regjisori më i Mirë”.

Filmi u vlerësua gjithashtu dhe me disa çmime teknike duke përfshirë kinematografinë, produksioni dhe efektet speciale.

Triumfi në Bafta mund të jenë një ogur i mirë për çmimet Oscar të javës që vjen.

Renée Zellweger mori çmimin“Aktorja më e mirë” për portretizimin e saj të biznesmenes legjendare Judy Garland.

Laura Dern fitoi çmimin si “Aktorja më e mirë jo protagoniste” për rolin e saj në filmin e shfaqur në Netflix, “Marriage Story”, ndërsa Brad Pitt rrëmbeu çmimin “Aktori më i mirë jo protagonist” për filmin e Quentin Tarantinos “Once Upon a Time … in Hollywood”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026