Ndryshimet në qeveri, Meta: Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 anonime

29 Korrik 2024 | 14:22

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta teksa komentonte ndryshimet në qeveri të bëra ditën e djeshme gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, tha se kryeministri Rama ka zëvendësuar tre kukulla politike me tre kukulla anonime duke ekzekutuar kështu sipas tij përfundimisht Partinë Socialiste.

Meta tha se Rama nuk ndryshoi “filozofinë grabitëse të qeverisjes” por vetëm sa zëvendësoi teknikisht tre pjesë të lavatriçes gjigande të pastrimit të parave të korrupsionit dhe drogës.

Fjala e plotë e kreut të Partisë së Lirisë

Përshëndetje!

Jam sot para jush për të mbajtur një qëndrim të qartë në emër të Partisë së Lirisë lidhur me retushimin e djeshëm të NarkoQeverisë që bëri Edi Rama, në një event politik, ku ekzekutoi përfundimisht Partinë Socialiste, duke zëvendësuar tre kukulla politike me tre kukulla anonime.

Edi Rama nuk ndryshoi aspak filozofinë grabitëse të qeverisjes, jo vetëm në dëm të interesave të qytetarëve por edhe të cënimit flagrant të interesave kombëtare.

Lëvizjet e befta në tre ministritë më të rëndësishme, të Financave, të Brendshme dhe të Mbrojtjes, nuk sjellin asnjë risi, as ulje taksash, as rritje pagash dhe pensionesh, as hapje të vendeve të reja të punës, as më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, as dhënien fund të korrupsionit, as luftë kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, as forcimit të rendit dhe sigurisë publike.

Përkundrazi, Edi Rama vetëm sa zëvendësoi teknikisht tre pjesë të lavatriçes gjigande të pastrimit të parave të korrupsionit dhe drogës, nga frika e dëshmisë së radhës të ish-krahut të tij të djathtë për 10 vite, ish-Zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj që pritet të japë sot të tjera prova rrëqethëse të inkriminimit të Qeverisë në nivelet më të larta.

Pa u larguar Edi Rama nuk ka asnjë shpresë se ndryshimet në Qeveri do të sjellin një impakt pozitiv, sa kohë është ai ideatori dhe përfituesi kryesor i Narkoshtetit dhe Narkoekonomisë që ka ndërtuar në 11 vite.

Ministria e Brendshme prej kohësh është provuar si një ministri e Encro-Chatit dhe “Metamorfozës”, një strofull e sigurtë e  trafikantëve të drogës dhe e drejtuesve të lartë të inkriminuar të Policisë të Shtetit, të udhëhequr jo nga ligji por nga urdhrat politikë të ministrave të radhës në funksion të konsolidimit të Narkoshtetit.

Kjo është vijimësia e Ministrave të njëpasnjëshëm të Brendshëm të kompromentuar deri në palcë dhe asnjë risi nuk pritet nga kandidati i ri për ministër, një ish-funksionar i Policisë Rrugore, i panjohur edhe për vetë Kryesinë e PS-së.

Nën Narkoqeverisjen e Edi Ramës, Ministria e Mbrojtjes e shndërroi ushtrinë shqiptare në një kultivuese të kanabisit, që garantonte mbrojtjen dhe hapjen e korridoreve të transportit ndërkombëtar të drogës nëpërmjet fikjes së radarëve, që u falte pronat e saj oligarkëve dhe që për fat të keq u shndërrua në instrument politik në shërbim  të Narkoshtetit, jo vetëm duke cënuar sigurinë kombëtare, por edhe duke humbur autoritetin dhe rolin e saj, si pjesë e NATO-s.

Ndaj as drejtori i Portit të Durrësit, hambarit që mblidhte dhe shërbente si pikë tranziti për trafikun ndërkombëtar të kokainës në mbarë botën dhe njëkohësisht një ndër autorët e aferës së tmerrshme të Alabarit me Portin e Durrësit, nuk mund t’i ndryshojë dot fytyrën ministrisë së Mbrojtjes, përkundrazi pritet ta ndotë më shumë atë.

Dihet botërisht që kandidati i propozuar për ministër të Mbrojtjes nga Edi Rama ka patur shtetësi greke dhe ky fakt është bërë publik në periudhën kur ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Kabinetit të ish-ministrit të Jashtëm, z.Bushati, gjatë së cilës i erdhi zyrtarisht fletëthirrja nga shteti grek për të kryer shërbimin ushtarak dhe këtë e di e gjithë ministria e Jashtme.

Pyetja që shtrohet është a vazhdon kandidati për ministër i Mbrojtjes të jetë shtetas grek dhe të ketë detyrimet e tij ligjore ndaj këtij shteti?

Përgjigjja është thelbësore për vetë implikimin dhe rolin që ka Ministria e Mbrojtjes në çështjen e pazgjidhur të kufirit detar me Greqinë dhe ku një ministër i mundshëm, nënshtetas grek, mund të luajë një rol jo në favor të interesave të shtetit shqiptar.

Ndoshta është kjo arsyeja pse Edi Rama, ky shitës kufijsh territorial, e ka propozuar këtë emër për ministër të Mbrojtjes, përveçse synon të zbusë reagime të mundshme kundër përgatitjes së tij të provuar me fakte për grabitjen e Bashkisë së Himarës.

Ministria e Financave, gjatë funksionimit të saj nën qeverisjes e “Rilindjes” përveçse e ka bekuar korrupsionin nuk e ka luftuar qëllimisht atë.

Përkundrazi, e ka favorizuar duke u krijuar lehtësia pafund oligarkëve me ulje taksash dhe përfitime marramendëse ndërkohë që me ashpërsi dhe pabesi ka goditur biznesin e vogël dhe të mesëm me gjoba dhe me përndjekje arbitrare.

Treguesit financiarë janë përkeqësuar në çdo drejtim dhe rekordi më i fundit është përkeqësimi i administrimit financiar në nivel qendror dhe vendor sa i përket  detyrimeve të prapambetura ndaj investitorëve për punime të kryera dhe ndaj rimbursimit të TVSH-së për bizneset.

Të dhënat e 3-mujorit të parë, bëjnë me dije se stoku i detyrimeve të prapambetura në mars të vitit 2024 është rritur në 9.1 miliard lekë nga 7.8 miliard lekë në fund të dhjetorit të vitit 2023, ose me një rritje prej 17%.

Rritja më e lartë e stokut të detyrimeve është në nivelin e qeverisjes qendrore nga 3 miliard lekë në fund të vitit 2023, në 3.6 miliard lekë në 3-mujorin e parë të vitit 2024, ose një rritje në 20%.

Mos shlyerja e detyrimeve vë në një vështirësi të madhe financiare kompanitë investitore që kryejnë punime të veprave publike dhe nuk paguhen nga shteti në nivel qendror dhe vendor, por që në fakt është një shtet dhe qeveri që pagesat ndaj inceratorëve jo vetëm që nuk i mban detyrim por i paguan me një prioritet të lartë.

Ndaj askush nuk pret surpriza nga anonimi tjetër  në krye të AKBN, institucioni i kthyer në çerdhen e vjedhjes dhe abuzimit më të tmerrshëm të pasurive tona minerare kombëtare, siç i dini puset e McGonigalit që i ka marrë vesh e gjithë bota.

Të gjithë shqiptarët e kuptojnë se ndryshimet në kabinetin e Edi Ramës janë një përpjekje për të fituar kohë dhe një makiazh i rëndomtë në fytyrën e Narkoshtetit, pa asnjë impakt në rritjen e mirëqenies të shqiptarëve dhe forcimit të rendit e sigurisë kombëtare.

Ndërsa sa i takon “spiropalizimit” të Kuvendit, nuk ka asnjë surprizë sa kohë ky institucion prej kohësh është kthyer në një noter të rëndomtë të Qeverisë, shkelës flagrant i të drejtave kushtetuese të opozitës, mohues i transparencës dhe llogaridhënies, që vetëm kjo zonjë mund ta bëjë, sigurisht që vetëm se kërkon të formalizojë asgjesimit total të parlamentarizimit, që nuk mund ta arrijë dot.

Paralelisht me degradimin e qeverisjes qendrore ka ecur edhe qeverisja vendore, ku Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Erion Veliaj ka shënuar një tjetër rekord të zi.

Sipas NUMBEO, Tirana renditet e fundit në Europë për cilësinë e jetesës.

Elementi më negativ që penalizon kryeqytetin shqiptar është ndotja, që konsiderohet si shumë e lartë dhe që të gjithë e dimë që vjen si pasojë e betonizimit të tmerrshëm, që e ka kthyer Tiranën në një lavatriçe gjigande të pastrimit të parave të pista, që dëshmohet në ndërtimin e pandalashëm të kullave e njëkohësisht të asgjesimit të fushave sportive dhe të çdo hapësire të gjelbërt.

Ndaj edhe për trafikun, Tirana renditet nga NUMBEO ndër qytetet ku shpenzohet më shumë kohë në trafik.

Çmimet e larta të pronave, në raport me të ardhurat janë një tjetër element që ul kryeqytetin në renditje. Tirana vlerësohet si e 13-a më e shtrenjta nga 72 qytete, në raportin e çmimit ndaj të ardhurave dhe kjo vërteton edhe njëherë faktin pse sot kryeqyteti shqiptar po përmbytet nga kullat, po ku mbi 52 mijë apartamente janë të pabanuara dhe ku ndërkohë për të blerë një apartament në periferi një çifti të ri i duhet 60-70 vite pune.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026