Ukrainë, 5 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në rajonin e Donetskut

29 Korrik 2024 | 14:46

Pesë persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën pas sulmeve ruse të shtunën dhe gjatë natës në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë.

Menjëherë pasi guvernatori i Donetsk-ut Vadym Filashkin njoftoi për viktimat të dielën, zyrtarë të tjerë lokalë ukrainas thanë se sulmet ruse plagosën më shumë civilë në lindje dhe jug.

Të paktën tetë persona u plagosën pasi të dielën forcat e Moskës goditën qytetin lindor të Ukrainës, Nikopol, njoftoi guvernatori lokal Serhii Lysak. Ai tha se një foshnjë dhe një vajzë 10-vjeçare ishin në mesin e viktimave. Gjashtë të plagosurit gjenden në spital.

Sulmet ruse të dielën plagosën gjithashtu tetë civilë të tjerë, duke përfshirë një 10-vjeçar dhe dy adoleshentë, në një fshat në rajonin Kherson të Ukrainës, njoftoi zyrtari lokal Roman Mrochko.

Rusia filloi agresionin e saj në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, duke detyruar miliona njerëz të ikin në vendet fqinje. Marrja e kontrollit të të gjithë Donetskut është një nga qëllimet kryesore të luftës së Kremlinit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente tensioni në Kaliforni, surfisti shpëton paq nga peshkaqeni (VIDEO)

Një surfisti nga Kalifornia u detyrua të ndërpriste stërvitjen pasi një operator droni vuri re një peshkaqen të madh që po e rrethonte. Incidenti ndodhi...
22:36 | 18/06/2026

Netanyahu i zemëruar, aleatët dhe mediat e tij sulmojnë Trumpin për marrëveshjen me Iranin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka zgjedhur heshtjen publike pasi presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi marrëveshjen me Iranin, një zhvillim që zyrtarët izraelitë e konsiderojnë...
22:19 | 18/06/2026

Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për të ruajtur vrullin

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë të enjten e mirëpriti marrëveshjen e arritur mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes së...
22:18 | 18/06/2026