Vajza e liderit verikorean Kim Jong Un mund të jetë pasardhësja e tij në pushtet
Lideri verikorean, Kim Jong Un, është duke përgatitur vajzën e tij adoleshente si pasardhëse të tij në pushtet, sipas disa deputetëve jugkoreanë që janë informuar prej agjencisë së Seulit për spiunim.
Vajza, Kim Ju Ae, mosha e së cilës nuk është konfirmuar, është parë me babanë e vet në disa organizime, duke rritur spekulimet që Kim Jong Un e ka zgjedhur atë si udhëheqëse shteti, në gjeneratën e katërt të udhëheqësisë së familjes.
Ligjvënësi Lee Seong-kweun, ka thënë se Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës ka gjykuar që ajo është zgjedhur për pushtet.
“Pheniani është duke e mësuar Kim Ju Ae-in që të jetë në krye të vendit, dhe duket se ajo ka më së shumti mundësi të trashëgimisë”, ka thënë Lee para gazetarëve, pas takimit me agjencinë.
Agjencia është raportuar t’iu ketë thënë deputetëve që Kim Jong Un është “shumë mbipeshë”, rreth “140 kilogramë”, dhe kështu është në “rrezik të madh të sëmundjeve të zemrës”.
Kim, i cili njihet si konsumues i duhanit, është raportuar se ka pasur simptoma të presionit të lartë të gjakut dhe diabetit qysh prej fillimit të viteve 30, ka thënë Lee, duke cituar gjetjet e agjencisë.
Koreja e Veriut është duke rritur shkallën e ekspozimit të Kim Ju Ae-së në publik, për të vëzhguar reagimet e verikoreanëve për rolin e saj si trashëgimtare potenciale.
Në shumicën e rasteve, ajo është parë afër liderit aktual në organizimet ushtarake, sikurse vëzhgimi i stërvitjeve.
Megjithatë, agjencia në Seul nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që ndonjë tjetër fëmijë i liderit të trashëgojë pushtetin, duke marrë parasysh që Koreja e Veriut nuk e ka bërë ndonjë njoftim zyrtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, teksa Brukseli zbulon paketën prej 900 milionë €
Sulmet ukrainase në Rusi! Putin: Hakmarrja jonë do të jetë disa herë më e fuqishme
Hetimi për korrupsion sjell një riorganizim të papritur të qeverisë së Zelenskyt
- 18:13 Rama: ‘Ballkani i Hapur’ u konsiderua një “ide e tmerrshme” thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj
- 18:11 Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, teksa Brukseli zbulon paketën prej 900 milionë €
- 18:07 GJKKO dënon katër të pandehur për korrupsion në zgjedhje, tre përfitojnë pezullim të burgimit
- 17:57 Sulmet ukrainase në Rusi! Putin: Hakmarrja jonë do të jetë disa herë më e fuqishme
- 17:54 Hetimi për korrupsion sjell një riorganizim të papritur të qeverisë së Zelenskyt
- 17:53 Berlini do të blejë 50,000 dronë sulmues për Kievin