GJKKO dënon katër të pandehur për korrupsion në zgjedhje, tre përfitojnë pezullim të burgimit
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë katër të pandehur të akuzuar për korrupsion në zgjedhje, pas një procesi të zhvilluar me gjykim të shkurtuar.
Sipas vendimit trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Marinela Osmani, Elteva Deda dhe Bib Ndreca vendosi deklarimin fajtor të Ndoc Gurit, Arben Kolajt, Ndrekë Lerës dhe Ilir Sokolit për vepra penale që lidhen me korrupsionin zgjedhor.
Për Ndoc Gurin, gjykata vendosi dënimin me 2 vite burg për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 1 vit e 4 muaj burg, ndërsa ekzekutimi i tij u pezullua dhe i pandehuri u vu në provë për një periudhë prej 2 vitesh e 8 muajsh.
I njëjti vendim u dha edhe për Arben Kolajn, i cili u dënua për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje. Pas uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burg, me pezullim të ekzekutimit dhe vënie në provë për 2 vjet e 8 muaj.
Ndërkohë, Ndrekë Lera u shpall fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje, të kryer në bashkëpunim. Gjykata e dënoi fillimisht me 3 vite burg, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 2 vite burg. Edhe për të u vendos pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vënia në provë për një periudhë 4-vjeçare.
Sa i përket Ilir Sokolit, ai u shpall fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje, të kryer në bashkëpunim. Dënimi përfundimtar u caktua 1 vit burg, por gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të tij dhe zëvendësimin me 120 orë punë në interes publik, të cilat duhet të kryhen brenda gjashtë muajve nga marrja formë të prerë e vendimit.
Gjykata urdhëroi gjithashtu kthimin e sendeve të sekuestruara te pronarët e ligjshëm dhe ngarkoi të pandehurit me shpenzimet procedurale në mënyrë solidare.
Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 15 ditëve nga njoftimi i tij.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
- 21:51 Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
- 21:51 ‘Mallkimi’ i Interit vazhdon, sulmuesi Khalaili dështoi në testet e fitnesit!
- 21:46 Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 21:41 Kur Zidane heshti Spanjën dhe zgjati lamtumirën e tij
- 21:36 Franca–Spanja, moti kërcënon Dallasin, por jo gjysmëfinalen