Sulmet ukrainase në Rusi! Putin: Hakmarrja jonë do të jetë disa herë më e fuqishme
Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën se Moska do tu përgjigjet ashpër sulmeve ukrainase në territorin e saj. Putin bëri me dije se sulmet do të jenë disa herë më të fuqishme, duke shtuar se shkalla e përgjigjeve të tilla do të rritej.
Tre burime pranë Kremlinit thanë për Reuters javën e kaluar se Putin po i refuzonte thirrjet për bisedime paqeje me Kievin. Ndërsa sulmet ukrainase me dronë ndaj objekteve energjetike dhe porteve ruse thuhet se kanë forcuar qëndrimin e Moskës për vazhdimin e luftës.
Moska ka kërcënuar të përshkallëzojë luftën që ka vazhduar në Ukrainë për më shumë se katër vjet, pasi Kievi ka synuar rafineritë dhe tankerët rusë të naftës në javët e fundit, duke shkaktuar mungesa të mëdha karburanti brenda Rusisë.
Dronët ukrainas goditën 15 anije ruse në Detin e Azov gjatë natës, përfshirë shtatë anije cisterna, tha të hënën komandanti i forcave të dronëve të Ukrainës.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha më herët të hënën se kishte goditur infrastrukturën e përdorur për transportimin e ngarkesave ushtarake për forcat e armatosura ukrainase, duke shkaktuar dëme në portin ukrainas të Chornomorsk, pranë Odessa.
Ministria ruse tha gjithashtu më vonë se dronët rusë kishin bombarduar dy anije mallrash të përdorura nga forcat e armatosura ukrainase në portin e Pivdenny në rajonin e Odessa.
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
Ambasada e SHBA në Emiratet e Bashkuara Arabe anulon të gjitha takimet konsullore, shkak situata e sigurisë rajonale
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
- 21:51 Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
- 21:51 ‘Mallkimi’ i Interit vazhdon, sulmuesi Khalaili dështoi në testet e fitnesit!
- 21:46 Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 21:41 Kur Zidane heshti Spanjën dhe zgjati lamtumirën e tij
- 21:36 Franca–Spanja, moti kërcënon Dallasin, por jo gjysmëfinalen