Humoristi që s’e braktisi Dibrën! Agim Skara vijon të kontribuojë për qytetin e tij

29 Korrik 2024 | 16:05

I njohur për një sërë rolesh e interpretimesh unike, aktori I humorit, Agim Skara, vijon të kontribuojë për qytetin e tij. Me projektin “I këndoj qytetit tim”, humoristi kërkon t’i japë gjallëri Dibrës.

Aktori që nuk e braktisi vendlindjen dhe vazhdon të bëjë më të mirën për qytetin e tij. Agim Skara është një humorist dibran i njohur për talentin e tij, si dhe me një karrierë të gjatë në estradën profesioniste të qytetit të Peshkopisë. Për vite me radhë, ai ka performuar në shumë shfaqje me një stil unik në interpretimin e shumë roleve, që e bënë atë një nga humoristët më të preferuar në vend.

Me superlativa flasin për të edhe aktorët e mirënjohur të humorit aktori me origjinë dibrane Behar Mera, si dhe parodisti nga Vlora Afrim Agalliu.

Edhe pse ka dalë në pension, aktori humorist Agim Skara vazhdon të kontribuojë për qytetin e tij të lindjes që nuk e braktisi kurrë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026