SHBA-ja njofton 1.7 miliard dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

30 Korrik 2024 | 08:10

Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se do ta mbështesin Ukrainën me dy paketa të reja të ndihmës ushtarake, në vlerë rreth 1.7 miliard dollarë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se paketa presidenciale, në vlerë rreth 200 milionë dollarë, do të përfshijë interceptorë të mbrojtjes ajrore, municione për HIMARS, si dhe predha mortaje dhe artilerie, si dhe raketa Javelin dhe antitanke.

Kirby tha gjithashtu se Departamenti amerikan i Mbrojtjes do t’i ofrojë 1.5 miliard dollarë për Ukrainën përmes fondeve të iniciativës për asistencë të sigurisë.

Këto resurse do ta “përforcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës” përmes armëve antitanke dhe me rreze të gjata veprimi, tha ai.

Njoftimi i Kirbyt vjen disa orë pasi Ukraina kreu një valë sulmesh me dronë thellë brenda territorit të Rusisë, duke i dëmtuar objektet e infrastrukturës në dy rajone, thanë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe zyrtarët rajonalë.

Kjo është dita e dytë radhazi që sulmet e raportuara ukrainase shkaktojnë dëme në objektet e infrastrukturës ruse.

Prej se e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 2022, Moska vazhdimisht dhe sistematikisht i ka goditur objektet infrastrukturore dhe civile në Ukrainë, duke shkaktuar viktima dhe dëme.

Si përgjigje, Ukraina ka filluar t’i godasë objektet e rafinerisë së naftës dhe infrastrukturën energjetike brenda Rusisë, të cilat kryesisht punojnë për ushtrinë ruse.

Ndërkohë, Rusia kreu sulme në qytetet jugore të Ukrainës, Herson dhe Nikopol, mëngjesin e së hënës, duke i plagosur 20 persona, përfshirë pesë fëmijë, thanë zyrtarët rajonalë dhe lokalë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026