Një i moshuar ndërron jetë nga zjarret në RMV, digjen shtëpi në 12 fshatra
Në fshatin Kokoshinje, një person i moshuar ka humbur jetën për shkak të ngulfatjes nga tymi në një zjarr që ka përfshirë këtë fshat të komunës së Kumanovës në Maqedoninë e Veriut, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov.
Fatmirësisht, gruaja e të ndjerit ka shpëtuar pasi është evakuuar në kohë nga zjarrfikësit.
Për momentin, dymbëdhjetë fshatra janë prekur nga zjarret që nga e hëna.
Në komunën e Sveti Nikollës, zjarri ka përfshirë tre fshatra, si dhe shtëpi në fshatrat Nemanjica dhe Malino.
Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, ishte pjesë e ekipit që evakuoi banorët, ndonëse disa prej tyre nuk dëshironin të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Ai ka evakuuar një vajzë të vogël, e cila, e frikësuar dhe e duke qarë, është shpëtuar bashkë me familjen e saj.
Zjarrfikësit kanë punuar gjatë gjithë natës dhe, me mbështetjen e ndërmarrjeve publike dhe makinerive të rënda, si dhe me ndihmën e banorëve vendës, kanë arritur të vënë nën kontroll një pjesë të zjarreve.
Për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve, Bashkimi Evropian ka dërguar ndihma javë më parë. Një helikopter nga Serbia, dy helikopterë nga Sllovenia, dy avionë dhe një helikopter nga Turqia, një aeroplan nga flota zjarrfikëse e BE-së nga Kroacia dhe një aeroplan nga Rumania janë mobilizuar përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet