Vulini mori pjesë në inaugurimin e presidentit të Iranit, si i dërguar i Vuçiçit
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin, mori pjesë të martën në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian.
Qeveria e Serbisë njoftoi se Vulini ka marrë pjesë në inaugurim si i dërguar i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vulini fillimisht e vizitoi “këndin serb” në Bibliotekën Kombëtare dhe Arkivin e Iranit në Teheran, njoftoi më herët qeveria serbe. “Këndi serb” u hap në vitin 2023 nga Tamara Vuçiq, bashkëshortja e presidentit të Serbisë.
Vulin është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara, ndër të tjera, për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë.
Prej vitit 2021, Serbia ka forcuar bashkëpunimin me Iranin, pavarësisht se Republika Islamike është nën sanksionet e Bashkimit Evropian (BE), dhe Beogradi është i detyruar t’i bashkërendojë politikat e jashtme dhe të sigurisë me ato të bllokut si një vend që synon anëtarësimin.
Beogradi zyrtar mbështet gjithashtu edhe në përkrahjen e Teheranit në lidhje me çështjen e Kosovës, pavarësinë e së cilës Irani nuk e njeh.
Masud Pezeshkian u betua si president i ri i Iranit në Parlament të martën, pasi i fitoi zgjedhjet e parakohshme presidenciale në fillim të këtij muaji.
Reformisti i moderuar Pezeshkian, ish-kirurg, e mposhti kundërshtarin e tij untranacionalist, Saeed Jalili, në balotazhin e 5 korrikut, duke i fituar gati 54 për qind të votave. Jalili i fitoi pak më shumë se 44 për qind të votave.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër