Mbajtën peng 35-vjeçarin/ Ekzekutohen masat e arrestit për 5 persona, 2 në kërkim

31 Korrik 2024 | 10:30

Janë ekzekutuar masat e sigurisë për 5 persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë 35-vjeçarit Ervis Xhixha dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie. Tre persona të tjerë janë ende në kërkim.

Masa e sigurisë “Arrest me burg është caktuar për Aleksandër Osmanin dhe Artan Pirracin, Gjithashtu është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit Naim Qarri, Sajmir Kolaveri dhe Adem Metkola.

Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka dhe Fredi Keta janë ende në kërkim.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “The debt”.

Ekzekutohet masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 2 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “The debt”. Në kuadër të këtij operacioni:

-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: A. O., 37 vjeç, A. P., 50 vjeç, banues në Tiranë.

-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: N. Q., 52 vjeç, S. K., 42 vjeç dhe A. M., 46 vjeç.

Punohet për kapjen e shtetasit T. Xh., alias H. Xh., 36 vjeç, dhe F. K., 49 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga nenet 109/b dhe 110/2 të Kodit Penal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026