Fermerët e Maliqit në protestë, bllokojnë aksin Korçë-Pogradec: Nuk po ia dalim dot

31 Korrik 2024 | 09:56

Për të dytën herë fermerët e fushës së Maliqit kanë protestuar në aksin nacional Korçë – Pogradec.

Shkak i protestës së tyre është bërë mosshitja e prodhimeve bujqësore si gruri, misri e patatja, kultura këto që zënë sipërfaqen me të madhe të kësaj fushe.

Edhe njëherë tjetër fermerët Maliqit kanë kërkuar ndërhyrjen e ministrise se linjës por dhe të qeverisë për të gjetur rrugën e duhur të ruajtjes së ekuilibrave import – eksport, pasi sipas tyre kulturat bujqësore që vijnë nga vendet e rajonit e më gjerë kanë dëmtuar shitjen e prodhimeve vendase

Edhe kësaj here në mbështetje të fermereve kanë dalë shoqata e biznesit të vogël e të mesëm të Shqipërisë. Nënkryetari i kësaj shoqate i ka kërkuar qeverise të marrë masa të menjëhershme për shitjen e prodhimeve vendase e ka paralajmëruar për përshkallëzim të protestave.

“Pse ndodh në këtë vend të jetë 2 mijë lekë litri i naftës, në çdo vend të rajonit është 1 euro. Nuk i kemi shitur prodhimet. Unë kam mijë kuintalë patate, gruri po e po pa shitur, qepa gjithashtu. Ne duam subvencione nga shteti, se shteti nuk na i shet dot prodhimet. Nuk dalim dot të konkurrojmë në treg me 20 lekë”, tha një prej protestuesve.

Fermerët janë shprehur se ka patur presion nga ana e policisë duke mos i lejuar të nxjerrin mjetet e tyre bujqësore, ndërkohë që herën e kaluar ata u gjobiten me gjoba deri në 1 milion lek te vjetra.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026