Dështimi i radhës në Europë: Asnjë ekip i Superligës, eliminohen Partizani e Egnatia
Dështimet e futbollit shqiptar në arenën evropiane nuk kanë fund, e për të gjetur një dritë jeshile, duhet të kthejmë memorjen vite pas, aty ku Skënderbeu shkruante historinë, duke u kualifikuar në grupet e Europa League. Korçarët edhe pse të dënuar nuk kanë humbur asgjë, madje ka gjasa që rikthimi i tyre të jetë edhe më i suksesshëm, duke parakaluar për të dytën herë në garën me stafetë ekipet e tjera të kampionatit shqiptar.
Le të kthehmi në fillim gusht të 2024-ës ku asnjë ekip nga Superliga nuk ka arritur dot të kalojë në raundin tjetër të Conference League. Si Partizani ashtu dhe Egnatia u eliminuan, duke treguar dhe një herë tjetër, që janë shumë larg kualifikimit në grupe. Në Loro Borici, rrogozhinasit u shtangën nga Vikingur Reykjavik me ndeshjen që u mbyll në shifrat 0-2 pas autogolit të Dylis dhe Thrandarson që dyfishoi. Edhe pse fitoi minimalisht në transfertë, Egnatias nuk i mjaftoi një gol të kalonte më tej.
Në Elbasan radha ishte për Partizanin që barazoi pa gola ndaj Iberias, por peshon humbja 2-0 në Gjeorgji, ku edhe nënkampionët e Shqipërisë i japin lamtumirën Evropës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta