Dita e tretë e Olimpiadës: Azia udhëheq sa i përket medaljeve

29 Korrik 2024 | 14:52

Emocionet e lojërave olimpike kanë vijuar dhe në ditën e tretë të garave që zhvillohen në Paris, ku nuk mungojnë emocionet, por dhe rezultatet surprizë. Gjysma e parë e ditës ka nisur më mirë për shtetet aziatike, të cilat duket se do të rivalizojnë këdo në olimpiadë, madje dhe mes njëri-tjetrit. Kina kryeson renditjen sa i përket medaljeve të fituara, me 5 të arta, e më pas Japonia e Korea e Jugut me nga 4.

Sa i përket numrit të medaljeve në total, më tepër deri më tani numërojnë SHBA-të me 12, por kur vjen llogaria tek të artat kanë vetëm 3, duke mos qenë në ritmin e pritshëm deri në këtë pikë të garave, edhe pse është ende fillimi. Organizatorët e eventit Franca kanë 9 medalje në total të grumbulluara, 3 të arta, 4 argjend, dhe 3 bronx. Mes dhjetë më të mirave, por e fundit është Belgjika me 1 medalje ari dhe 1 bronxi, ndërsa kujtojmë se dhe Kosova ka fituar të argjendit në xhudo me Distria Krasniqin.

Aktualisht janë dorëzuar 94 medalje në të gjitha garat e zhvilluara, ndërsa të dhënat ndryshojnë herë pas here, por ky numër është konfirmuar deri në orën 14:30 të kësaj të hëne. Në total janë 329 medalje në 32 sporte.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026