Dilema që “çmendi” Parisin, debati mbi boksieren algjeriane: Burrë apo grua?
Kur kanë kaluar disa orë nga ndërprerja e duelit të boksit mes Imane Khalif dhe Anglea Carini në Lojërat Olimpike të Parisit, akuzat ndaj sportistet algjeriane nuk kanë fund. Ka qenë fillimisht italianja ajo e cila në ring u tërhoq nga gara për shkak të grushtave të fortë të kundërshtares, ndërsa guxoi më tej të pohonte se ishte një forcë mashkullore përballë, duke e cilësuar Khali transgjinore. Kjo akuzë u përforcua më tej dhe nga personazhe të tjerë të botës së sportit e jo vetëm, por episodi në fjalë po bën xhiron e mediave botërore.
Reagim ka pasur dhe nga kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar i cili ka qartësuar gjithçka, duke konfirmuar se Khali është grua dhe kjo nuk është hera e parë që merr pjesë në kompeticione madhore. Thomas Bach këtë fakt ia bëri të ditur kryeministres italiane Xhorxhia Meloni, duke i thënë se sportisja algjeriane garon prej 6 vitesh në këtë nivel. “Ne ndajmë pikëpamjet dhe biem dakord për sqarimin dhe përmirësimin e sfondit shkencor për të cilin folëm”, tha në fund të takimit Bach.
Krahas akuzave, disa media dolën në përfundimin që Imane Khalif ka lindur femër, por ajo ka doza të shtuara testosteroni, të cilat kanë ndikuar në zhvillimin e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta