Kryeparlamentarja Spiropali pret në takim homologun e saj në Kosovë, Glauk Konjufca
Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, zhvilloi sot një takim miqësor me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, në Kryesinë e Kuvendit.
“Jam e lumtur që vizitën e parë miqësore në zyrë pas marrjes së detyrës së Kryetares së Kuvendit, e pata nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca. Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës kanë ndërtuar një bashkëpunim vëllazëror të shkëlqyer, jo thjesht protokollar, por funksional dhe praktik, mes kryetarëve, komisioneve parlamentare, grupeve parlamentare dhe deputetëve.”-u shpreh znj. Spiropali.
Më tej Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë theksoi se Memorandumi i Bashkëpunimit, nënshkruar në shtator 2022, krijoi një kuadër të përbashkët për bashkëpunimin parlamentar, i cili u pasua nga mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve, me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë, më 27 nëntor 2022.
“Të dy Kuvendet tona do të vijojnë të bashkëpunojnë për proceset integruese në BE, mbështetjen e pranimit të Kosovës në NATO, Këshillin e Europës dhe përfaqësimin në organizatat ndërkombëtare. Delegacionet e Kuvendit të Shqipërisë në organizatat parlamentare ndërkombëtare po lobojnë fort për rritjen e përfaqësimit, njohjeve dhe rolit ndërkombëtar të Kosovës. Vizitën e parë si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë padyshim do ta mbaj në Kosovë.”-u shpreh znj. Spiropali.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë