Aksident në Orikum, automjeti përplas 12-vjeçarin
Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Orikum, Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një 12 –vjeçar.
Sipas burimeve nga Policia, bëhet me dije se një 38-vjeçar duke drejtuar automjetin tip ‘BMW’ ka aksidentuar të miturin që ishte këmbësor.
12-vjeçari ndodhet në spital për trajtim mjekësor, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në Orikum, shtetasi E. H., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 12 vjeç, (këmbësor) i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta