Aksident i rëndë në aksin nacional Korçë-Bilisht, 8 persona të plagosur

29 Korrik 2024 | 19:37

Një aksident i rëndë  ka ndodhur në aksin nacional Korçë – Bilisht.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Tren, ku në aksident janë përfshirë 3 mjete, brenda të cilave ndodheshin edhe fëmijë.

Sipas policisë rrugore, mendohet se njëri nga mjetet ka kryer manovër të gabuar duke kërkuar të hyjë nga rruga kryesore në rrugë dytësore të fshatit Tren, çka ka sjellë edhe përplasjen me dy mjete të tjera të cilët ishin duke udhëtuar në rrugën nacionale.

Gjithnjë sipas policisë, nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 8 persona përfshi dhe dy fëmijë.

Te gjithë te plagosurit ndodhen në spitalin rajonal të Korçës ku mësohet se dy prej të përfshirëve në aksident janë në gjendje më të rëndë.

Policia ka marrë në pyetje personat e përfshirë në aksidentin e rëndë për te mësuar në shumë per dinamikën e këtij aksidenti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026