Mjeku Alimehmeti: Sot në Shqipëri nuk ka teste të shpejta në farmaci për Covid-19

2 Gusht 2024 | 20:30

Mjeku Ilir Alimehmeti është shprehur se sot në Shqipëri nuk ka teste të shpejta në farmaci për Covid 19.

Komentet Alimehmeti i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se testet e shpejta janë të nevojshme për të ruajtur familjarët, kolegët dhe komunitetin pranë nesh.

Ai tha gjithashtu se se në Shqipëri ende nuk ka një laborator që teston ujërat e zeza, për të parë situatën virologjike sesi po evoluon rreth 2 javë para. Sipas Alimehmetit, ky laborator ka një kosto shumë të ulët dhe megjithatë në Shqipëri nuk ekziston.

“Ka sot teste të shpejta për Covid në farmaci? Jemi në korrik të 2024, 4 vite pas pandemisë. Teste të shpejta në farmaci për t’i blerë sot nuk ka. Pse nuk ka? Besoj e kuptoni shumë qartë pse nuk ka. Pse na duheshin? Na duheshin që njerëzit të testoheshin sa më shpejtë dhe të ruanin familjarët, kolegët, etj.

E dyta, diçka shumë e rëndësishme është testimi i ujërave të zeza. Ne shkojmë marrim kampionë të ujërave të zeza dhe kuptojmë shëndetin e komunitetit në një lagje, qytezë, qytet, etj, edhe pse aty mendojmë se janë njerëz të shëndetshëm, në mënyrë të vazhdueshme ti mund të gjesh sesi po evoluan situata virale. E para është shumë e lehtë për t’u bërë dhe e dyta është shumë e lirë për t’u bërë.

Kostoja për të pasur një laborator të këtij tipi është shumë e ulët dhe vazhdon nuk ekziston në Shqipëri. Pse na duhet? Sepse mund të na japë me 2 javë paralajmërim që jemi duke shkuar drejt një situate që mund të kemi nevojë të angazhohemi. 2 javë janë goxha, sepse mund të mobilizojmë burime njerëzore, burime financiare, etj”, tha Alimehmeti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026