Zgjedhjet në Himarë| Sa qytetarë kanë votuar deri në mesditë, ja shifrat

4 Gusht 2024 | 13:25

Ditën e sotme po mbahen zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të bashkisë së Himarës, ku paraqiten dy kandidatë, Vangjel Tavo si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria, përfaqësues i opozitës.

Në një lidhje të drejtpërdrejt, gazetari i Euronews Albania, Neritan Gjergo ka raportuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për numrin e votuesve deri në orën 12, në mesditë.

Der më tani bëhet me dije se në të gjitha qendrat e votimit kanë votuar 5140 votues, thënë ndryshe në 5 orë votimi kanë votuar rreth një mijë votues në orë.

Të gjithë këta të përkthyer në përqindje përbëjnë 22,7%, nga 36 qendrat e votimit deri në mesditë.

E krahasuar me të dhënat e votimit nga viti 2023, në zgjedhjet e sotshme shihet se ka një pjesëmarrje më të madhe të votuesve, kjo sepse në vitin 2023 deri në mesditë kanë votuar 20.7% e votuesve, kurse për ditën e sotme kjo shifër rritet me 2%.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026