Shifrat| Numër rekord votuesish në Himarë, si është krahasimi me vitin 2023
Ditën e sotme në Bashkinë e Himarës po mbahen zgjedhjet kryetarin e ri, ku garojnë kandidatët Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria i opozitës.
Shifrat tregojnë se ka pasur një rekord pjesëmarrjeje të qytetarëve në votime, e cila krahasuar me zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 në këtë bashki, është 4 % më e lartë.
Deri në orën 11:00 pjesëmarrja ka qenë 18 %, që sipas gazetarit të Euronews Albania, Neritan Gjergo, nëse ecet me këto ritme, këto zgjedhje mund të thyejnë edhe rekordin e pjesëmarrjes së të gjitha zgjedhjeve në Himarë.
Në shifra raportohet se në total kanë votuar 4170 votues nga 23 mijë që janë gjithses.
Sipas gazetarit Gjergo, njësia Hor-Vranisht ka edhe numrin më të lartë në përqindje të pjesëmarrjes në votime, me 24 %.
“18 % është pjesëmarrja deri në orën 11:00 dhe shihet që pjesëmarrja nga ora në orë ka shënuar një rritje të numrit të votuesve. Raportimi vjen nga të gjitha qendrat e votimit. Kanë votuar 4170 votues nga 23 mijë gjithsej.
Nëse shkojmë me këtë tendecë, këto zgjedhje mund edhe të thyejnë rekordin e të gjitha zgjedhjeve të mëhershme për pjesëmarrjen e votuesve në Bashkinë e Himarës. Nëse e krahasojmë rezultatin me vitin 2023, pjesëmarrja deri tani është 4 % më e lartë.
Shihet një numër më i lartë personash që po i drejtohen kutive të votimit. Numrin më të madh të pjesëmarrjes në përqindje, jo në numër votuesish, e shënon njësia Horë-Vranisht, ku kanë votuar rreth çereku i numrit të përgjithshëm të votuesve atje, 24 %. Janë 6 qendra votimi në atë zonë”, tha Gjergo.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë