Tensione në disa qendra votimi në Himarë, nuk lejohen personat me ID të skaduara

4 Gusht 2024 | 11:31

Tensione në disa qendra votimi në Himarë, ku po mbahen zgjedhjet për kryebashkiakun e ri.

Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se debatet janë zhvilluar për shkak se nuk janë lejuar të votojnë qytetarët që u kanë skaduar kartat e identitetit.

Po ashtu bëhet me dije se për shkak të këtyre debateve, është pezulluar përkohësisht votimi në qendrën e votimit 4588/1, por ka rinisur sërish.

Mësohet se janë afro 200 raste në të cilat ka pasur mjete identifikimi të skaduara.

Arqile Bollano, i zgjedhur në këshillin bashkiak kryetar i përkohshëm i Bashkisë së Himarës tha se ligji e parashikon qartë që nuk mund të votohet me karta identiteti të skaduara.

“Këtu ka shumë persona që janë me karta të skaduara dhe insistojnë që të votojnë me kartë, në një moment që ligji nuk i lejon. Është krijuar një konfuzion dhe kemi lajmëruar KQZ që të vijë e të zgjidhë ngërçin. Ligji e thotë qartë që me karta të skaduara nuk mund të votojnë asnjë person. Komisionerët kanë pezulluar votimin sa të zgjidhet çështja, ne skemi të drejtë”, tha Bollano.

Arqile Bollano

Ndërkohë një grua është shprehur se nuk është lënë të votojnë për shkak të skadimit të kartës së identitetit. Ajo tha se e drejta e votës nuk mohoet në asnjë vend të botës, për shkak të skadimit të ID.

“Pash se kishte skaduar karta. Më nxori kuponin të votoj dhe nuk më la kryetari. E drejta e votës nuk humbet kur skadon karta, kudo në botë. Shkon në Polici e merr një letër. Këtu thonë se nuk mund të votojë. Po ta humbas sot kartën? Nuk do votoj”, tha gruaja.

Votuesja me ID të skaduar

Kujtojmë se përballë njëri-tjetrit sot në Himarë garojnë Vangjel Tavo i PS përballë Petro Gjikurisë së opozitës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026