Voton Petro Gjikuria: Unë do jem kryebashkiaku i ardhshëm i Himarës, sot ditë feste

4 Gusht 2024 | 11:03

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, ka ushtruar të drejtën e votës para pak minutave.

Gjatë fjalës së tij për mediat, Gjikuria u shpreh i bindur se do të jetë kryebashkiaku i ri i Bashkisë së Himarës.

Gjikuria tha se sot është një ditë feste dhe ftoi qytetarët të dalin e të votojnë masivisht.

Ai gjithashtu hodhi akuza ndaj qeverisë, për mos-lejimin e qytetarëve që u kanë skaduar kartat e identitetit për të votuar.

“Kjo është një ditë feste, ta festojmë të gjithë bashkë. Ftoj qytetarët të shkojnë të votojnë, të fitojë më i miri. Po mos bëni pyetje të tilla sikur keni ngrënë limona që në mëngjes. Unë do të jem kryetari i ri i Himarës.

Vitin e kaluar votuan njerëzit me karta të skaduara, kurse këtë herë jo. Trajtimi i qytetarëve socialistë të Himarës ka qenë ndryshe pasi i rinovoheshin kartat për 24 orë, ndërsa qytetarëve të tjerë jo. Nuk besoj se do të ndikojë në rezultat. Neve një javë fushatë na lanë. Kartat e skaduara vitin e kaluar i lanë”, tha Gjikuria.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026