Një 90-vjeçare paraqitet për të votuar në Himarë: Kërkoj të drejtat e munguara
Një 90-vjeçare është paraqitur sot në një qendër votimi në Himarë për të votuar për kryebashkiakun e ri.
E moshuara tha për Euronews Albania se kërkon të drejtat e saj të mohuara si himariote, pasi sipas saj, i kanë marrë pasuritë e tokat.
Ajo tha se i kanë shkulur rrënjët me ullinj në pronësi të saj dhe kanë ndërtuar shtëpi, përmes ligjit të mëparshëm.
“Votova. Marr pjesë se duhet marrë pjesë, si çdo qytetar që merr pjesë, duhet të marrë pjesë. Se jam himariote dhe kërkoj të drejtat e mia, të drejtat e njeriut. Se na kanë munguar dhe po na mungojnë. Mua më kanë marrë të gjithë pasurinë. 28 rrënjë ullinj mi kanë shkulur dhe kanë bërë shtëpira me ligjin që ka qenë në atë kohë.
Ne do i provojmë, do i shikojmë e pastaj do besojmë. Jam 90 vjeçe, kam qenë nëpër aksione. Patjetër do vij të votoj. Gjithë jetën kam votuar. Kam jetuar 40 vjet në Tiranë. Burrin e kam nga Vunoi, familje dëshmori dhe në Vuno nuk kam asnjë rrënjë ulli. Pensionin që kam punuar më mban. Kam punuar 20 vite te artistikja punoja”, tha e moshuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë