Spërkatën me bojë muret e shtëpisë së Messit, aktivistët: Është banesë ilegale
Aktivistët spanjollë të klimës vandalizuan rezidencën e futbollistit argjentinas Lionel Messi, në Ibiza të martën.
Anëtarët e grupit aktivist Futuro Vegetal mbuluan muret e bardha të rezidencës me spërkatje ngjyrë të zezë dhe të kuqe dhe arritën të futen në oborrin e shtëpisë së pronës.
Përpara pishinës së saj luksoze, oborrit dhe fushës së futbollit, protestuesit pozuan me një tabelë ku shkruhej: “Ndihmoni planetin. Hani të pasurit. Shfuqizoni policinë”.
Në mediat sociale, protestuesit pretendonin se rezidenca prej 11 milionë eurosh ishte ndërtuar ilegalisht.
Grupi vuri në dukje një lajm nga e përditshmja spanjolle El Diario që zbuloi se si disa nga ultra të pasurit në Ibiza, përfshirë Messin, ishin kapur për amplifikim të paligjshëm të shtëpive të tyre në ishullin mesdhetar.
Përveç rregullores së strehimit, Futuro Vegetal u ankua edhe për rolin e të pasurve në emetimet klimatike.
“1% i njerëzve më të pasur të popullsisë janë përgjegjës për të njëjtën sasi të emetimeve të karbonit si dy të tretat e pjesës më të varfër të popullsisë,” shkroi grupi në platformat e mediave sociale.”
Messi nuk ka komentuar për veprimet e tyre.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet