Tesla tërheq mbi 1.6 milionë automjete pas një defekti në softuer
Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla ka tërhequr më shumë se 1.6 milionë automjete në Kinë për të rregulluar softuerin për të siguruar që shoferi të marrë një paralajmërim nëse bagazhi nuk është i kyçur, tha rregullatori i tregut të Kinës.
Në njoftim thuhet gjithashtu se automjetet me bravë të dëmtuar të bagazhit do të riparohen pa pagesë, raporton ABC News.
Tërheqja prek disa automjete të importuara Model S dhe Model X, si dhe automjete Model S dhe Model Y që janë prodhuar në Kinë midis 15 tetorit dhe 17 korrikut 2024.
Ekziston mundësia që kapaku i zhbllokuar i bagazhit të hapet gjatë lëvizjes dhe të shqetësojë shoferin, i cili në atë rast do të kishte zvogëluar dukshmërinë. Nuk thuhet nëse kjo i ka ndodhur ndonjëherë ndonjë veture Tesla.
Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike do ta rregullojë problemin përmes një përmirësimi të softuerit në distancë, shtoi rregullatori kinez i tregut.
Kompania Tesla njoftoi së fundmi se fitimi i saj në tremujorin e dytë të 2024 ra me 45 për qind nga viti në vit në 1.5 miliardë dollarë për shkak të shitjeve të dobëta të automjeteve dhe konkurrencës së ashpër në tregun kinez.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West