Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!

7 Gusht 2024 | 16:55

Numërimi mbrapsht ka nisur dhe Tring Sport, platforma më e madhe sportive në vend, premton një spektakël të vërtetë me një propozim madhështor që bën bashkë kampionë e tifozë, këtë vit nën moton “më shumë”, gjithmonë më shumë.

Me Serie A, e cila do të jetë ekskluzivitet absolut i Tring për të gjithë territorin shqiptar dhe nuk do të mund të ndiqet askund tjetër përveçse në kanalet sportive të platformës, nga 17 gushti fillon magjia e kampionatit më të dashur të futbollit për shqiptarët. Por nga ky sezon edhe më shumë, pasi pak ditë më herët, më 10 gusht, starton një tjetër kompeticion entuziazmues, Coppa Italia dhe në janarin e 2025 edhe Suppercoppa Italia, ekskluzivitete absolute edhe këto, që e shndërrojnë Tring Sport në transmetuesin e vetëm që sjell në ekran të gjithë futbollin italian. Po, e dëgjuat si duhet, Milan, Juventus, Inter, Lazio, Roma, Napoli… prej këtij sezoni do të jenë vetëm në Tring Sport, askund tjetër, për ngjyrat, pasionin dhe fundjavat elektrizuese.

Ndërkohë, tradita e kampionëve vazhdon dhe është shndërruar tanimë në një binom suksesi prej më shumë se një dekade. Madhështorja Uefa Champions League, nga 20 gushti, vjen me një ndryshim epokal, ndoshta më të madhin që prej krijimit të kompeticionit. Formati i ri, me faza të reja, koncept të ri, më shumë ndeshje dhe më shumë ekipe, do të dhurojë magji dhe përplasje epike që në nisje, për të siguruar qoftë edhe një pikë, që këtë vit do të thotë shumë për kualifikimin kurrë më parë më të luftuar, kurrë më parë më spektakolar për tifozët e ligës legjendare ku luajnë yjet e globit.

Por spektakli nën logon Uefa fillon që mbrëmjen e jashtëzakonshme të 14 gushtit, me Uefa Super Cup 2024, ku kampionët e Evropës do të përballen me fituesit e Europa League për të shpallur Super kampionët e Evropës. Ndërsa Uefa Youth League, kompeticioni i talenteve në rritje, do të startojë nga 17 shtatori.

Nga fushat në studio magjia vazhdon, pasi Studio Champions League dhe Serie A SHOW, live show-t e përjavshëm, me mijëra orë transmetimi live çdo ditë ndjeshjesh dhe një pasqyrim shumëdimensional të kompeticioneve përkatëse, do të rikthehen këtë sezon tërësisht të rinovuar në imazh dhe koncept.

Nuk mbaron me kaq, Primeira Liga, liga portugeze e futbollit, nga 9 gushti, rikthehet për të disatin vit radhazi me një sezon dinamik, si një ligat më të mira kontinentale. Benfica, Porto, Sporting, do të prijnë betejën për trofeun që sa vjen e bëhet më i lakmuar.

Teksa me Moto Gp adrenalina në pistat më prestigjioze botërore vijon javë pas jave dhe gara për titull bëhet më e ethshme, NBA i bashkohet buqetës sportive 2024-2025 nga 22 tetori, për të sjellë të gjithë madhështinë e basketbollit amerikan, më të bukurit në botë, dhe për ta bërë atë edhe më të larmishme dhe gjithëpërfshirëse.

Ky është vetën fillimi i një viti sportiv emocionues që premton magji, spektakël, por edhe surpriza të tjera.

Tring i sjell të gjitha këto kompeticione elitare, por jo vetëm, nën logon Tring Sport, që përveçse është platforma sportive më e madhe në vend, është edhe e prekshme dhe e përshtatshme për të gjitha familjet dhe individët dhe një propozim thjesht i pakrahasueshëm, tanimë lehtësisht e aksesueshme edhe përmes shërbimit online tërësisht të rinovuar.

Gati për në tribunë? Më mirë në tribunën tuaj Vip, në Tring Sport!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni

Egnatia ka barazuar 3-3 ndaj Celjes në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Champions League, në një sfidë spektakolare dhe të...
17:34 | 23/07/2026

Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”

Federata Italiane e Futbollit ka bërë një përpjekje konkrete për të bindur Pep Guardiolën që të marrë drejtimin e kombëtares italiane. Sipas mediave italiane, drejtori...
20:07 | 21/07/2026

Kreu i La Ligës: Koha e Infantinos me FIFA-n ka mbaruar, duhet të largohet

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka bërë thirrje që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, të largohet nga detyra, duke pretenduar se organizmi botëror i...
17:52 | 21/07/2026