Papa Françesku riapelon shmangien e përshkallëzimit në Lindjen e Mesme
Papa Françesku përsëriti të mërkurën apelin e tij për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, raportoi Vatican News.
“Unë përsëris apelin tim për të gjitha palët e përfshira që të sigurojnë që konflikti të mos përhapet dhe të pushojnë menjëherë zjarrin në të gjitha frontet, duke filluar nga Gaza ku situata humanitare është jashtëzakonisht e rëndë dhe e paqëndrueshme”, tha Papa duke iu drejtuar audiencës së përgjithshme javore.
Papa u kërkoi gjithashtu besimtarëve të bashkohen me lutjet e tij për “popujt e shkatërruar nga lufta” të Ukrainës, Mianmarit dhe Sudanit.
“Lutem që kërkimi i sinqertë i paqes do të shuajë grindjet, dashuria do të mposht urrejtjen dhe hakmarrja do të çarmatoset me falje”, shtoi ai.
Izraeli ka vrarë rreth 40,000 palestinezë në Gaza që nga inkursioni i Hamasit më 7 tetor 2023.
Tensionet janë rritur pas vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në kryeqytetin e Iranit Teheran më 31 korrik.
Irani dhe Hamasi kanë fajësuar Izraelin, i cili as e ka konfirmuar dhe as mohuar përgjegjësinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West