“Pse më ke zënë krevatin”- Si 78-vjeçari vrau shokun në azil pas sherrit banal
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në një azil privat në kryeqytet, ku një i moshuar ka qëlluar për vdekje shokun e tij të dhomës.
Euronews Albania mëson se dy të moshuarit Zyhdi Shehu 78-vjeç dhe viktima Virxhil Vesho, 82-vjeç janë konfliktuar me njërin tjetrin për krevatin.
“Pse më ke zenë krevatin”- mësohet t’i ketë thenë Shehu 82-vjeçarit, përpara se ta qëllonte për vdekje me një bastun.
Autori e ka qëlluar disa herë në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë, duke e lënë 82-vjeçarin të vdekur në vend.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se si autori ashtu edhe viktima vuanin nga skleroza.
Policia ka arrestuar 78-vjeçarin ndërkohë që materialet në ngarkim të tij u refereuan në prokurori për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta