Negociatat sekrete Iran-SHBA si amerikanët duan të shmangin një sulm ndaj Izraelit

8 Gusht 2024 | 10:37

Mediat amerikane kanë zbuluar disa prej negociatave të “fshehta” që po kryen SHBA-ja për të parandaluar hakmarrjen e Iranit ndaj Izraelit.

Politico raporton se zyrtarët amerikanë i kanë dërguar mesazhe Iranit përmes ndërmjetësve të ndryshëm duke i kërkuar që të rivlerësojë planin të për të nisur një sulm ushtarak ndaj Izraelit.

Amerikanët nënvizojnë në mesazhet e dërguara Iranit, se operacioni i fshehtë izraelit që eliminoi drejtuesin e Hamasit, Ismail Haniyeh, nuk vrau asnjë qytetar iranian, ndaj republika islamike duhet ta rivlerësojë planin e hakmarrjes.

“Ne parashikojnë një përgjigjeje iraniane për vrasjen e Haniyeh, por Teherani duket se është tërhequr dhe SHBA nuk pret një sulm të menjëhershëm ndaj Izraelit”, thanë zyrtarët amerikanë.

Edhe pse një sulm i drejtpërdrejtë nga Irani nuk pritet që të ndodhë në ditët në vijim, frika e një sulmi nga Hezbollahu nuk përjashtohet, thonë ekspertët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026