Biden: Trump e ka seriozisht kur thotë se do të ketë gjakderdhje

8 Gusht 2024 | 13:04

Presidenti amerikan Joe Biden druhet se në Shtetet e Bashkuara nuk do të ketë një tranzicion të qetë pushteti nëse Donald Trump humb zgjedhjet e nëntorit.

Në intervistën e parë që nga tërheqja nga gara presidenciale muajin e kaluar, Biden tha për “CBS News” se, “nëse Trump humbet, nuk kam aspak besim”.

“Trump e ka seriozisht atë që thotë, jemi ne që nuk e marrim seriozisht. Ai e ka seriozisht kur thotë se, nëse humbet do të ketë gjakderdhje”, deklaroi Biden.

Komentet e Trump, se në vend do të verifikohej një gjakderdhje masive nëse humbet zgjedhjet, të bëra gjatë një takimi për industrinë e automjeteve, shkaktuan një valë kritikash.

Demokratët menjëherë përsëritën mesazhin e tyre se ish-presidenti përbën një kërcënim për demokracinë. Stafi i Biden e përdori termin “gjakderdhje” në një reklamë të postuar në rrjetet sociale dhe një zëdhënës akuzoi Trump se po inkurajonte dhe justifikonte dhunën politike.

Nga ana tjetër, stafi elektoral i ish-presidentit tha se fjalët e tij ishin nxjerrë qëllimisht jashtë kontekstit. Përmes një mesazhi elektronik, stafi deklaroi gjithashtu se, kundërshtarët politikë të Trump në mënyrë “mizore” kishin keqinterpretuar fjalët e tij.

Në intervistën për “CBS News”, Biden shprehu gjithashtu shqetësime se mund të ketë përpjekje për të komplikuar procesin e certifikimit post-elektoral.

“Shihni pak se çfarë po përpiqen të bëjnë tani, në zgjedhjet lokale ku njerëzit numërojnë votat. Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm atëherë kur fiton”, nënvizoi Biden.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026