Çmimet ‘Bafta’, kryesojnë gratë dhe diversiteti. I nominuar edhe filmi mbi Srebrenicën

9 Prill 2021 | 10:02

Me plot surprizat pritet të jetë në fundjavë eventi i ndarjes së çmimeve Bafta, çka paraprin një nga ngjarjet më të rëndësishme të kinematografisë, çmimet OSCAR, që zhvillohet në fund të prillit

Së pari një numër i madh vajzash e grash janë nominuar për cmimin më të lakmuar të BAFTA, regjisori më i mirë, katër gra në 6 nominime.

Chloé Zhao, me filmin Nomadland, është favoritja kryesore me 7 nominime

E së dyti e veçanta e këtij viti është diversiteti i të nominuarve.

Ka edhe përjashtime sikundër Sarah Gravon,  e cila, me filmin e saj Rocks ku flitet për jetën e një të riu në periferitë e Londrës, ka marrë gjithashtu 7 nominime.

Për edicionin e vitit 2020 hashtag “#BaftasSoWhite “është shfaqur në rrjetet sociale, por ky vit do të mbahet mend, vetëm 2 aktorë të bardhë mes 6 të nominuarve, dhe një talent i ri si Bukky Bakray në filmin Rocks është një nga favoritët.

Aktori dhe reperi britanik me origjinë pakistaneze Riz Ahmed është gjithashtu një shembull i këtij ndryshimi të fundit.

Në filmin Sound of Metal,  i nominuar 4 herë, ai luan rolin e një bateristi, i cili me kalimin e kohës humbet dëgjimin .

“Kur jeni duke luajtur daulle në ekran, me të vërtetë do të luani daulle. Dhe kështu ne kaluam atë proces të përgatitjes. Të gjithë personazhet në film ishin të shurdhët , të luajtur nga aktorë që nuk dëgjojnë. Pra ekzistonte një lloj shtrese autenticiteti i shtrirë në të gjithë xhirimin që mendoj se me të vërtetë na lejoi që të përfshiheshim  dhe të jetonim në të”, u shpreh aktori Riz Ahmed.

Më në fund, dy herë i nominuar, për Bafta për regjinë më të mirë dhe filmin më të mirë të huaj është edhe film “Quo Vadis, Aida” nga Jasmila Žbanić, një dramë e fuqishme  që përqendrohet në një nga momentet më të turpshme të historisë së fundit evropiane, masakrën e Srebrenicës.

Çmimet Bafta do të ndahet në dy pjesë, të shtunën dhe të dielën në mbrëmje dhe do të jenë online.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026