Izraeli pajtohet për rinisjen e bisedimeve për armëpushim në Gazë

9 Gusht 2024 | 10:12

Izraeli është pajtuar që bisedimet për një armëpushim në Gazë të rinisin më 15 gusht me kërkesë të ndërmjetësve nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti.

Kështu bëri të ditur zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, teksa tensionet në rajon janë rritur.

Pas një pauze njëjavore në nëntor të vitit të kaluar, ndërmjetësit nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti janë përpjekur që të arrihet edhe një marrëveshje armëpushimi për luftën që nisi më 7 tetor pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin.

Përmes një deklarate të përbashkët, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti ftuan palët e përfshira në konflikt që të rinisin bisedimet më 15 gusht në Doha apo Kajro “me qëllim që të tejkalohen ndasitë dhe marrëveshja të nisë së zbatuari pa vonesa”.

Një marrëveshje-kornizë “tani është në tavolinë dhe vetëm detajet e zbatimit” kanë mbetur pa u zgjidhur dhe ndërmjetësit janë “të përgatitur të paraqesin një propozim final” për të zgjidhur çështjet e mbetura, u tha në deklaratë.

Pas kësaj deklarate, zyra e Netanyahut njoftoi se Izraeli do të dërgojë një ekip negociator më 15 gusht “për të përfunduar punën lidhur me detajet e marrëveshjes për zbatim”.

Marrëveshja e propozuar e armëpushimit përfshin lirimin e pengjeve që mbahen në Gazë, rritjen e dërgesave me ndihmë humanitare dhe është paraparë të zbatohet me faza.

Diskutimet e fundit janë përqendruar në kornizën e paraqitur nga presidenti amerikan, Joe Biden, në fund të majit, që tha se është propozuar nga Izraeli.

Njoftimi për bisedimet u bë pasi Hamasi emëroi Yahya Sinwarin – arkitektin e dyshuar të sulmit të 7 tetorit – në postin e liderit, duke nxitur frikë se negociatat mund të bëhen edhe më të vështira.

Diplomatët po bëjnë përpjekje të ulin tensionet në rajon, të cilat u rritën pas vrasjes së shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, dhe një komandat të lartë të Hezbollahut – grupit libanez të shpallur terrorist nga SHBA-ja – vrasje për të cilat është fajësuar Izraeli, shkruan REL.

Irani është zotuar se do të hakmerret ndaj Izraelit për Haniyehun, i cili u vra në Teheran. Por, Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e shefit të Hamasit.

Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Në kundërpërgjigje të sulmit të 7 tetorit, Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në Gazë, nga e cila deri më tani janë vrarë afër 40.000 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën palestineze.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026