Maduro bllokon rrjetin “X” në Venezuelë pas përplasjes me Elon Musk
Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro deklaroi se ka urdhëruar një bllokim 10-ditor të platformës X në Venezuelë, duke akuzuar miliarderin, Elon Musk, se e përdor rrjetin social për të nxitur urrejtje pas zgjedhjeve presidenciale në vend.
Gazetarët e Associated Press (AP) në Karakas zbuluan se të enjten mbrëma se postimi në X ishte ndaluar në dy shërbime telefonike private dhe në Movilnet në pronësi të shtetit.
“Elon Musk është pronar i X dhe ka shkelur të gjitha rregullat e vetë rrjetit social”, tha Maduro në një fjalim pas një marshimi me grupet pro-qeveritare. Ai pretendoi se Musk kishte “nxitur urrejtje”.
Maduro akuzoi gjithashtu rrjetin social se po përdoret nga kundërshtarët e tij për të krijuar trazira politike.
Presidenti i Venezuelës tha se kishte nënshkruar një rezolutë “me propozimin e bërë nga Conatel, Komisioni Kombëtar i Telekomunikacionit, i cili ka vendosur të heqë rrjetin social X, i njohur më parë si Tëitter, nga qarkullimi në Venezuelë për 10 ditë në mënyrë që ata të mund të paraqesin dokumentet e tyre. “. Maduro nuk dha më shumë detaje në lidhje me procesin e ndërmarrë kundër X.
“X jashtë për 10 ditë! Elon Musk jashtë!”- shtoi Maduro.
Autoritetet elektorale shpallën fitues Maduro-n, ndërkohë që ende nuk kishte përfunduar numërimi i votave.
Musk përdori rrjetin social për të akuzuar liderin e vetëshpallur socialist për një “mashtrim të madh elektoral”. “Turp për diktatorin Maduro”, tha Musk në një postim të hënën.
Që nga zgjedhjet presidenciale, Maduro ka shprehur nevojën për të “rregulluar” rrjetet sociale në Venezuelë. Ai gjithashtu pretendoi se platforma sociale ishte përdorur nga kundërshtarët e tij për të kërcënuar familjet e ndjekësve dhe aleatëve të tij politikë, personelin ushtarak, oficerët e policisë dhe për të krijuar një gjendje ankthi në Venezuelë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)