Me thika e bomba, ja si planifikonin të dyshuarit të sulmonin fansat e Taylor Swift
Është një stadium tërësisht i braktisur, ai që pritej të mbushej me fansat e Taylor Swift, të cilët do të shkëmbenin byzylykët e miqësisë teksa prisnin yllin e muzikës.
Tre nga turet e këngëtares amerikane në Austri, biletat e të cilëve ishin shitur, u anuluan pasi dy të dyshuar u kapën teksa planifikonin të përdornin thika dhe eksploziv artizanal rreth stadiumit.
Autoritetet publikuan një foto të të dyshuarit kryesor në rrjetet sociale.
Ai shfaqej i veshur me një bluzë me stemën e ISIS. 19-vjeçari me shtetësi austriake, por me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, ishte radikalizuar në internet dhe shprehte besnikëri ndaj grupit.
Autoritetet thanë se ai kishte pranuar se donte të kryente një sulm në shkallë të gjerë jashtë stadiumit dhe se kishte filluar të përgatiste planin në korrik.
“I dyshuari, mbështetës i Shtetit Islamik, e ka treguar qartë mentalitetin e tij online. Ai ndiqte shumë mesazhe propagande dhe kishte lexuar mbi materialet që duheshin për të ndërtuar bombat.” –tha drejtori i shërbimit austriak të sigurisë, Omar Haijawi-Pirchner.
I dyshuari i dytë, një 17-vjeçar austriak, u arrestua në afërsi të stadiumit dhe ishte punësuar pak ditë më parë nga një kompani për mirëmbajtjen e stadiumit.
Organizatorët e koncertit deklaruan se prisnin që në kompleks të mblidheshin 65 mijë fansa dhe 30 mijë jashtë tij.
Vetë Taylor Swift nuk ka reaguar ende lidhur me rastin.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta