Planifikoi sulmin terrorist në koncertin e Taylor Swift, në pranga shqiptari nga RMV

8 Gusht 2024 | 13:49

Dy persona janë arrestuar në Austri pasi pretendohet se po planifikonin një sulm në koncertin e Taylor Swift, sipas mediave dhe zyrtarëve austriakë. Një nga të arrestuarit është një 19-vjeçar austriak “me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut” që “ka jetuar me familjen e tij në Ternitz”. Ai u arrestua “nën dyshimin e fortë për terrorizëm”, shkroi gazeta austriake “Kronen Zeitung”.

Në lidhje me atentatin e planifikuar gjatë koncertit të këngëtares amerikane, u arrestua dhe bashkëpunëtori 17-vjeçar i 19-vjeçarit. Ata kishin planifikuar sulme në ambientet e jashtme të satadiumit ku do të mbahej koncerti i Taylor Sëift, ku rreth 20 mijë persona mund të ishin të pranishëm si pasojë e mosgjetjes sëë një bilete.

Sipas policisë austriake, 19-vjeçari kohët e fundit ishte indoktrinuar dhe ishte betuar për besnikëri të përjetshme ndaj të ashtuquajturit “Shteti Islamik”.

Sipas mediave austriake, në Terniz u sekuestruan lëndë kimike që thuhet se janë të përshtatshme për ndërtimin e një bombe.

19-vjeçari mësohet se i kishte vjedhur nga kompania e përpunimit të metaleve ku ka punuar për herë të fundit.

Ndërkaq, Franz Ruf, drejtor i sigurisë publike në ministrinë e brendshme të Austrisë, tha se autoritetet ishin të vetëdijshme për “veprime përgatitore” për një sulm të mundshëm “dhe po ashtu se kishte në fokus koncertet e Taylor Sëift në Vjenë”. Për shkak të frikës së sulmeve të mundshme koncertet e yllit të popit u anuluan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026