Zjarri në Malin e Thatë hyn në anën shqiptare, rrezikohet Parku Kombëtar i Prespës

10 Gusht 2024 | 18:31

Prej 4 ditësh forca të shumta shqiptare e maqedonase janë duke punuar për të izoluar flakët e zjarrit që kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me kullota, bimë medicinale dhe bimësi të ulët në Malin e Thatë.

Pjesa më e madhe e sipërfaqes së djegur është në anën e Maqedonisë së Veriut, por çfarë shqetëson shërbimin zjarrfikës dhe atë pyjor në bashkinë e Pustecit është fakti se tashmë zjarri ka hyrë në anën e kësaj bashkie  dhe rrezikon të hyjë në Parkun Kombëtar të Prespës.

Për këtë janë angazhuar forcat e ushtrisë si dhe tre helikoptere, Cougar i forcave tona të armatosura dhe dy të shërbimit të emergjencave nga pala maqedonase që po bëjnë gjithçka për të mos lejuar flakët e zjarrit të kalojnë në zonën e pyllëzuar të këtij parku.

Nga dita nesërme priten të jenë në operacion edhe mjete të tjera të shërbimit zjarrfikës si dhe forca të këtij shërbimi nga bashkitë e tjera të qarkut të Korçës

Terreni i thyer malor dhe mungesa e rrugëve e bën të vështirë punën e shërbimit zharrfikës dhe atij pyjor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026