Vijon zjarri në Malin e Thatë, 60 forca dhe 3 helikopterë në terren
60 forca, 30 prej të cilëve nga forcat e armatosura vazhdojnë të jenë të angazhuar për izolimin e flakëve në Malin e Thatë.
Burime zyrtare thanë se me gjithë ndërhyrjen e 3 helikopterëve, dy të palës maqedonase dhe Cougar i ministrisë së mbrojtjes, edhe mëngjesin e sotëm vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive. Kjo edhe për shkak të temperaturave të larta që favorizojnë përhapjen e flakëve në kullota e bimësi të ulët.
Sipas të njëjtave burime punonjësit që po merren me shuarjen e flakëve janë të ndarë në 3 grupe me qëllim izolimin e flakëve para se të depërtojnë në sipërfaqet me ah, që i përket zonës tonë të mbrojtur
Ajo çfarë e bën tejet të vështirë punën e punonjësve të shërbimit zjarrfikës, të ushtrisë, policisë, zonave të mbrojtura dhe emergjencave civile është terreni tejet i thyer malor duke mos lejuar mjetet zjarrfikëse të shkojnë deri në afërsi të vatrave të zjarrit.
Pritet që edhe ditën e sotme të ketë operacion me helikopter nga ajri.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta