Zjarr i madh në Gjirokastër, 60 forca zjarrfikës dhe vullnetarë në terren
11 Gusht 2024 |
09:07
Vatra e zjarrit në zonën e fshatit Labovë e Madhe, Gjirokastër po merr përmasa të mëdha.
Të ndihmuara nga era flakët janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë kullotë dhe shkurre duke ju afruar edhe shtëpive të fshatit.
Në terren ndodhen 60 forca zjarrfikëse dhe vullnetarë, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe evitimin e rrezikut të zjarrit për shtëpitë e fshatit.
Sipas drejtuesve të zjarrfikësve të Gjirokastrës, po ndërhyhet në dy drejtime, njëri grup lufton për izolimin e zjarrit në drejtim të fshatit Labovë, një grup tjetër në drejtim të malit. Për momentin kjo vatër zjarri është nën kontroll.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar