Sulmet ndaj koncertit të Taylor Swift, pranga terroristit të tretë
Një adoleshent i tretë u arrestua në kuadër të operacionit që shmangu një sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vjenë. Episodi nuk është konsideruar një ngjarje e izoluar, por pjesë e një komploti më të gjerë. Sipas ekspertëve të sigurisë, një brez i ri xhihadistësh po rritet si pasojë e radikalizimit online, që përbën një kërcënim madhor.
“Është pjesë e një plani më të gjerë që është zhvilluar me shpejtësi në 10 muajt e fundit, por që ka kaluar pa u vënë re. Në 10 muajt e fundit kemi pasur 6 sulme të suksesshme të kryera nga xhihadistët në Evropën perëndimore dhe 21 sulme të shmangura. Pra, në total kemi 27 sulme të planifikuara. Shifra është 4 herë më e lartë se në 2022-shin”, thotë Peter Neumann, ekspert terrorizmi.
Autoritetet e sigurisë në Berlin bien dakord me këtë përfundim. Policia Kriminale Gjermane regjistroi një rritje të kërcënimeve në dy vitet e fundit. Dhe organizatat terroriste po përpiqen të rekrutojnë më shumë njerëz online. Kjo konsiderohet shumë e rrezikshme.
“Është shumë e rrezikshme pasi përmes kanaleve të ndryshme atyre u thuhet se është detyra e tyre jo vetëm të binden, por edhe t’i përkthejnë këto bindje në veprime, duke sulmuar njerëzit dhe duke nxitur luftë. Kjo do të thotë se kushdo që është i radikalizuar përbën rrezik potencial”, shprehet Mouss Al Hassan, ekspert sigurie.
Policia austriake po i merr në pyetje tre të rinjtë për planifikimin e sulmeve. Gjatë kontrolleve, agjentët gjetën eksploziv dhe lëndë kimike, me të cilat të dyshuarit do të kryenin një sulm vetëvrasës.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta