“Mos më vrit”, burri në Turqi qëllon për vdekje gruan në mes të rrugës
Mediat sociale në Turqi u mbushën me lajmin për një vrasje të tmerrshme që ndodhi në lagjen Tasuluk në lagjen Arnavutkoy të Stambollit, ku një burrë qëlloi në kokë gruan e tij në mes të ditës në sy të kalimtarëve, pas një sherri verbal mes tyre.
Sipas mediave, 40-vjeçari Harun Gul qëlloi disa plumba në kokën e gruas së tij, Serpil Gul, 35 vjeç, të shtunën, gjë që çoi në vdekjen e saj të menjëhershme.
“Mos më vrit, mendo për fëmijët”, dëgjohej gruaja t’i thoshte ish-të shoqit, i cili pasi e ndoqi me vrap, e qëlloi tre herë me armë.
Vrasjet e femrave janë shtuar vitet e fundit në Turqi, veçanërisht pas tërheqjes së saj nga Konventa e Stambollit për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Raportet e të drejtave të njeriut kanë treguar se një përqindje e madhe e të vrarëve ishin viktima të vrasjeve të kryera nga bashkëshortët apo ish-partnerët, pasi çdo vit në Turqi regjistrohen shumë raste të vrasjeve me paramendim të grave.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë