SHBA dërgon nëndetëse me raketa të telekomanduara në Lindjen e Mesme

12 Gusht 2024 | 10:39

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka urdhëruar dërgimin e një nëndetëseje me raketa të telekomanduara në Lindjen e Mesme, njoftoi Pentagoni të dielën.

Druajtjet për sulme të mundshme nga Irani dhe aleatët e tij janë rritur në Lindjen e Mesme, pas vrasjes së liderëve të lartë të Hezbollahut dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në një komunikatë për media pas bisedës mes Austinit dhe homologut të tij izraelit, Pentagoni tha se Austini urdhëroi gjithashtu që aeroplanmbajtësi “Abraham Lincoln” ta përshpejtojë dislokimin në rajon.

“Sekretari Austin e përsëriti përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për ta ndërmarrë çdo hap për ta mbrojtur Izraelin dhe nënvizoi përforcimin e pranisë së ushtrisë dhe armëve amerikane në Lindjen e Mesme pas përshkallëzimit të tensioneve rajonale”, thuhet në njoftim.

Më herët, ushtria amerikane kishte njoftuar për zhvendosjen shtesë të avionëve luftarakë dhe luftanijeve në Lindjen e Mesme, pasi Uashingtoni synon ta përforcojë mbrojtjen e Izraelit.

Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit, u vra në Teheran më 31 korrik, në një sulm i cili nxiti kërcënime për hakmarrje nga Irani ndaj Izraelit. Irani e fajësoi Izraelin për vrasjen e tij. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë, por as s’e ka mohuar atë.

Vrasja e Haniyehut dhe e Fuak Shukr, komandantit të lartë të grupit militant të mbështetur nga Irani, Hezbollah, i ka rritur shqetësimet se konflikti në Gazë mund të shndërrohet në një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme.

Irani tha thënë se SHBA-ja ka përgjegjësi në vrasjen e Haniyehut, për shkak se ajo e mbështet Izraelin.

Ndërkohë, disa anëtarë të personelit amerikan u plagosën si pasojë e një sulmi kundër një baze ushtarake amerikane në Irak, thanë tre zyrtarë amerikanë për agjencinë e lajmeve Reuters më 5 gusht.

LEXONI GJTHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026