36 mijë turistë në kala, të huajt të interesuar të njohin historinë e Gjirokastrës
Gjirokastra është një nga destinacionet e preferuara të turisteve të huaj këtë verë. Kalanë e këtij qytetit vetëm gjatë muajit korrik e kanë vizituar 36 mijë turistë.
Rreth 36 mijë turistë pjesa më e madhe të huaj vizituan gjatë muajit korrik kalanë e Gjirokastrës. Prej fillimit të vitit kështjella e Argjiros ka mirëpritur rreth 125 mijë turistë duke qenë monumenti i kulturës më i vizituar në vendin tonë. Turistët mbërrijnë në mënyrë individuale, familjarisht ose me grupe ndërsa vlerësojnë historinë dhe arkitekturën e kësaj kalaje.
“Jemi një familje vijmë nga Berlini, për ne është vizita e parë në Shqipëri, është një vend i bukur me njerëz të këndshëm dhe mikpritës, këtu në Gjirokastër po vizitojmë kështjellën që na duket interesante, është tërheqëse të mësosh për historinë e Shqipërisë”, thotë një turiste.
“Jemi një grup nga Spanja, prej një jave jemi duke vizituar Shqipërinë, sot u ndalëm në Gjirokastër dhe tek kjo kështjellë për të cilën mendojmë se është shumë e bukur dhe kemi parë gjëra mjaft interesante”, shprehet një tjetër.
Kalaja e Gjirokastrës me vlerat e saj historike dhe ndërtimore është kthyer në simbol të qytetit të gurtë duke qenë një pikë mjaft e preferuar dhe për turistët.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zjarr i madh në Gjirokastër, 60 forca zjarrfikës dhe vullnetarë në terren
- UNESCO miraton vendimet për Butrintin, Gjirokastrën e Beratin
Aksident i rëndë në autostradë, Spitali i Traumës del me njoftim të ri për gjendjen e të plagosurve
Shisnin lëndë narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit, arrestohen dy shpërndarësit (EMRAT)
Ish-boksieri Ilir Selmani nën masa të rrepta sigurie në GJKKO, SPAK kërkon dënimin me 28 vite burg
- 10:11 Sulme të koordinuara me bomba artizanale ndaj banesave të 3 zyrtarëve të Demokracisë së Re në Selanik, 5 të plagosur
- 10:10 Aksident i rëndë në autostradë, Spitali i Traumës del me njoftim të ri për gjendjen e të plagosurve
- 09:58 Shisnin lëndë narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit, arrestohen dy shpërndarësit (EMRAT)
- 09:56 Ish-boksieri Ilir Selmani nën masa të rrepta sigurie në GJKKO, SPAK kërkon dënimin me 28 vite burg
- 09:50 Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga Kupa e Botës
- 09:50 Norvegjia eliminon Bregun e Fildishtë