Polonia rrit shpenzimet ushtarake, blen 48 sisteme ‘Patriot’
Polonia ka përforcuar kapacitetet ushtarake të saj duke pranuar të blejë 48 raketahedhës të llojit “Patriot” nga kompania lider amerikane “Raytheon”.
Investimet vijnë teksa klasa politike në Varshavë po argumenton rritjen e shpenzimeve të NATO-s për të parandaluar që konflikti rus në Ukrainë të përhapet.
“Ne po investojmë në industrinë e mbrojtjes për forcimin e Forcave tona të Armatosura, për sigurinë tonë dhe atë të aleatëve”,- tha Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, ministër i Mbrojtjes i Polonisë.
Nga Zoçazevi, një qytet në Poloninë qendrore, autoritetet konfirmuan se armatimet do të dorëzohen duke filluar nga viti 2027.
“Për Poloninë, sistemet “Patriot” jo vetëm forcojnë aftësinë për të mbrojtur qiejt mbi territorin e NATO-s, por edhe ndërveprimin tonë ushtarak. Kjo është një armë e fuqishme në krahun lindor të Aleancës”,-tha tha Mark Brzezinski, ambasador i SHBA në Varshavë.
Polonia, vend anëtar i NATO-s, ndan një kufi 230 kilometra të gjatë me Rusinë. Në maj, Varshava zyrtare njoftoi se vija do të përforcohej me një investim prej 2.5 miliardë eurosh.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta